A Home for You by Maden Group


During 2009, Maden Group a local practice of young architects and engineers  published their first catalog, A Home for You. The catalog includes a wide selection of house projects, ranging from smaller ecological houses, to XL houses, which go in parallel with a series of writings from different fields as architecture, urbanism, interior design, and engineering.

From the publisher (in Albanian):

Duke qenë të kyqur direkt në projektimin dhe realizimin e objeteve banuese, duke u ballafaqu me probleme dhe mangësi të ndryshmë, pas shumë analizave dhe bashkpunimeve ”maden group” plason në treg katalogun “një shtëpi për ty”. Qëllimi i këtij katalogu është ofertimi i sinqert dhe i plotë i shtëpive me sistemin “qelësa në dorë”, gjithnjë në promovim të vlerave arkitektonike dhe ndërtimit kualitativ. I dedikohet publikut me pretendime per ndërtim të shtëpive , renovime si dhe mund të shërbej si udhërrëfyes i mirë për mirmbajtje të objekteve me karakter të ndryshëm.

Vëmendja jonë ka qenë gjithnjë në ofrimin e zgjidhjeve funksionale dhe të qëndrueshme, të bukura vizuelishtë, dhe të përballueshme për tregun tonë. Në mënyrë që secili prej jush të gjejë vehtën me kërkesat tuaj për banim jemi përkujdesur t`ju ofrojmë laramani idesh dhe stilesh me 30 shtëpi nga 30 projektant.

Arkitektura dhe ndërtimi gjinden sot para sfidës kryesore që ka bota -mbrojtja e ambientit. Të mëndosh për ambientin është të mendosh për vetvetën dhe rrethin tënd. Është koha që ta kalojmë barrierën e të menduarit vetanak, duhet të fillojmë të mendojmë globalisht për problemet që na rrethojnë. Projektimi i objekteve ekologjike dhe ndërtimi i gjelbërt janë sot domosdoshmëri dhe obligim i secilit inxhinier dhe investitorë për të siguruar një ambient më të mirë dhe të sigurt për brezat e ardhshëm. Ne në ”maden group” jemi të vendosur për të përmirsuar funskionimin dhe efikasitetin e shtëpive, si të reja ashtu edhe atyre ekzistuese. Me projektet dhe këshillat e ofuara me këtë katallog i qasemi në formë shumë moderne kësaj problematike.