
Hapësirë e Përbashkët
nga Shpat Pozhegu
Një temë globale, me shumë hapësirë për kritika e vërejtje, me shumë ndikim dhe shumë e ndishme. Në qasjen lokal të problemit e mjaftushme për diskutim dhe shumë hapësirë për tu përmirësuar.
Të ndikuara shumë nga zhvillimi i shoqërise dhe mentaliteti i saj, që rezulton me hapësira të patrajtuara, të dhunuara, jetime dhe pashpresë. Mos kujdesi për to tregon nivelin tonë jodashamirës ndaj natyrës dhe asaj që përfitojmë nga ajo. Gjërat e përbashkëta i përkasin shoqërisë, asaj që ne e krijojme në mënyrë individuale po asnjëherë si individ. Është e jona që patjetër një pjesë e saj është e imja, dëshira që të thotë që e tëra të jetë e imja “egoizon” formulën, rezulton si e vetme. Nuk është më e përbashkët!!!
E përbashkëta na jep mundësi të pafund, shumë ngjyra e forma, shumë drita e shumë kombinime, ku nuk ka kufizime nuk ka ego me thellësi që s’she fundin e saj. I përjetojmë cdo hap, cfarëdo që janë ato me apo pa shpirt ne bashkëjetojmë me to, takohemi, ecim e sorollatemi në to, vrapojmë kërcejmë zihemi e piqemi, e në fund shuhemi në to. Po ta shofim edhe më gjërë cdo gjë është e përbashkët ndoshta vetëm jetën tonë e kemi të vetme apo hapësirën ku tretemi pasi te përshëndetemi nga kjo jetë e kemi individuale.
Obligohemi për to në cdo lëvizje që bëjmë, të kujdesemi në harmoni me cdo gjë që e rrethon. Ti bëjmë krenare që na kan, t’ju japim jetë e zhurëm kur kanë nevojë, ti qetësojmë kur duhet. Gjithmonë janë kombinim i kontributit të natyrës me kontributin tonë, secili në mënyrën e vet kemi obligim për to. I kemi të përbashkëta me natyrën!
Obligimi jonë është i patjetërsueshëm është etikë, moral e tash konkret edhe profesional, kemi shumë më tepër përgjegjësi na kërkon rregulli, na kërkon puna, e kemi mundësinë. Duhet që ta bëjmë pa ndërpre secili në frekuencat e veta, në hapësirën e vet, secili me armën dhe në gjuhën e vet.
Foto hapëse nga ONUP™