
Kufinjët e Asnjësuar
nga Florim Kukaj
Sikurse ligjet e natyres, arkitektura na dikton jeten tone te perditshme; menyren se si qarkullojme brenda dhe rreth shtepise, menyren si sillemi dhe funksionojme ne pune dhe menyren si ndihemi ne keto rrethana dhe shume te tjera te ngjashme. Ajo cfare eshte interesante ne jeten e njeriut eshte arritja e ambientimit te tije te shpejte ne keto rrethana te diktuara dhe pranimi i tyre si elemente perditshmerie. Te gjitha keto jane “ligje” te menduara dhe te ekzekutuara nga logjika e nje arkitekti.
Cdo qenie kerkon te gjeje ose te krijoje nje strehe ku te ndihet i sigurt, i mbrojtur dhe i mirepritur, me respektin dhe kujdesin qe kerkon nga vetja dhe te tjeret. Ajo qe vecon qenien njerzore nga qeniet e tjera eshte aftesia e krijimit te hapesirave etike dhe funksionale ne te njejten kohe, ne menyre qe ti sherbejne kujtdo dhe kurdo. Nje lidhje e ngushte e njeriut me natyren eshte baza themeluese e arsyes perse nje hapesire eshte menduar, zhvilluar dhe ekzekutuar ne menyre qe forma dhe funksioni te jene ne harmoni . Detyra e arkitektit eshte te krijoje nje gjuhe te perbashket nepermjet ketyre bazave jetesore, kerkesave dhe deshirave te shumta te indvideve qe do jene perdoruesit kryesore te ketyre hapesirave te perbashketa.
Kultura arkitektonike e nje vendi apo qyteti pasqyron gjendjen sociale e politike qe definon qytetaret e atij vendi. Pjesa fundamentale e nje jetese te shendoshe mbane kornizat e percaktimit te hapesires ne te cilen individi ndan me te tjeret. Si e tille, arkitektura ka per baze vlerat e perbashketa te nje shoqerie dhe evolvon rreth tradites e historise, duke krijuar keshtu nje identitet arkitektonik qe sherben si pasaporte jashte kufijeve kombetare.
Pjesa vitale e hapesirave te perbashketa ka per fokus njeriun si element qe dikton vijat e kufinjeve arkitektonik. Te till kufinje sherbejne si baza te ketij profesioni; ato shihen si udherrefyes qe cojne drejte te ardhmes, si dhe tregimtare te kaluares se formesimit te qyteteve dhe shoqerive. Thone se historia mbane gjalle ate qe parapelqen dhe rrenon ate qe koha nuk i del zote, mirepo lidhja mes arkitektures dhe individit eshte nje konstante qe manifeston se sa kritike eshte kjo discipline ne krijimin e nje perspektive te gjere boterore.
Duke u gdhendur formen ndertesave, shtepive, shesheve dhe hapesirave te tjera te perbashketa, arkitekti jo vetem qe influencon jeten e nje banori te rastesishem, mirepo adreson ceshtje me nje rreze me te gjere ndikimi ne ekologjine dhe mjedisin qe ndajme me te tjeret. Formesimii cdo gjeje te ndertuar rreth nesh eshte nje testament i evolucionit te gjuhes arkitektonike, jo si vepra individuale, por si nje manifestim I vlerave te perbashketa njerezore dhe botekuptimeve qe percaktojne shoqerine, kulturen dhe traditat e kombeve.
Foto hapëse nga Blerta Zabërgja