Zhvendoset Teatri i Operas dhe Baletit “Dr. Ibrahim Rugova”

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e drejtuar nga ministri Kujtim Shala përfundimisht ka vendosur që ta ndërtoj objektin e Tetrit të Operas dhe Baletit  “Dr. Ibrahim Rugova”.

Këtë vendim të ministrit Shala e ka bërë të ditur këshilltari i tij politik Vehbi Miftari në rrjetin social Facebook.

Po ashtu është bërë e ditur se Ministria bashkë me komunën e Prishtinës tashmë janë pajtuar që të ndryshohet vendndërtimi I objektit, pra që ai të zhvendoset në qendër të qytetit.

Sipas informacioneve të Prishtina Magazine, Ministria po tenton që objekti i Operas dhe Baletit të vendoset në ish-shtëpinë e mallrave “Gërmia” që ndodhet përballë Tetarit Kombëtar.

Ja postimi në Facebook i këshilltarit të ministrit Shala:

Teatri i Operes dhe i Baletit

Ministria e Kulturës ka vendosur qe perfundimisht ta ndertoje objektin e teatrit te operes dhe baletit, “Dr. Ibrahim Rugova” i cili do t’i permbushe pritjet e artisteve, si dhe do te jete i perballueshem financiarisht. Ne po e shohim mundesine, nderkaq, qe edhe vendndertimi i tij te ndryshohet, pra qe ky objekt te nderohet ne qender te qytetit, ngjashem me kryeqendrat e tjera perendimore. Per kete qellim, se bashku me komunen e Prishtines po i shqyrtojme mundesite qe per kete teater te gjendet nje vend i pershtatshem ne qender te qytetit. Gjithsesi, Prishtina do te behet me teater te operes dhe te baletit.