Vetëm 48 aplikime!

Rreth një muaj që nga fillimi i fazës së procesit të legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje, në Prishtinën e mbi 46,000 (46 mijë) objekteve të ndërtuara pa leje, kanë aplikuar vetëm 48 individë.

Procesi i aplikimit do të zgjasë deri në fillim të marsit 2016. Nga ana tjetër, për aplikim për legalizim të një ndërtimi pa leje në të gjitha komunat e Kosovës duhet të paguhen 100 euro. Më pas për legalizim të objektit për metër katror duhet paguar 6.70 euro. Të liruar nga kjo taksë do të jenë të gjitha objektet e banimit të cilat nuk e arrijnë objektin në 100 metra katrorë, objektet bujqësore, të cilat e kalojnë sipërfaqen mbi 400 metra katrorë, si edhe rastet sociale.

Me shumë informacione për procesin gjeni ne ketë vegëz, apo për ndonjë specifik mund te na kontaktoni përmes e-mail adresës elektronike, mail@magazine.onup.me.

Foto hapëse Architecture in Kosova FLICKR, nga Senol Demir.