Parku Kulturor “Ali Podrimja”

Ky projekt ka qëllime tërësisht jo-profitabile, në të mirën e shoqërisë dhe me qëllim krijimin e një parku të kulturës joformal ku shfaqen filma, dokumentar, shfaqje teatrale dhe muzikore, letersi dhe pikturë.

Edukimi kulturor përmes aktiviteteve të lartpërmendura, me krijimin e mundësive që artistët e rinj ne kinematografi, muzikë, pikturë apo diciplina tjera të artistike të shprehin talentin dhe aftësitë e tyre, përmes një plani afatgjatë për funksionimin e Parkut të Kulturës “Ali Podrimja” duke nisur me një planprogram tre vjeçar që mbështet artin dhe kulturën janë objektiva tonë kryesor.

Tjetër qëllim i rëndësishëm i këtij projekti është përmirësimi i jetës sociale për banorët e Gjakovës, në veçanti të atyre më në nevojë. Ne jemi në kontakte me organizata dhe iniciativa bamirëse, të cilave do ju dedikohen të gjitha të hyrat nga biletat hyrëse për aktivitetet e parkut tonë kulturor.

Përkrahja e Komunës së Gjakovës deri më tash është esenciale, duke ka dhënë në shfrytëzim hapësirën për këtë projekt, sheshin Ali Podrimja në Gjakovë, me lokacion afër Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Gjakovës, dhe pranë Shkollës së Muzikës ‘Prenk Jakova’, lehtë i arritshëm në këmbë.