Arkitektura futuristike

Lars Stieger është një fotograf gjerman i bazuar në Hamburg. I inspiruar nga fantashkenca, ai ka sjellë një seri të mrekullueshme fotografike bardh e zi të titulluar “Anijet-Kozmike”. Veçantia e Stieger është kapja e strukturave arkitektonike duke u fokusuar në detajet e tyre, ndryshe prej fotografive të zakonshme që sjellin tërësinë e tyre. Nën lente e tij, objektet shndërrohen dhe krijojnë përshtypjen e një objekti futuristë. Në vazhdim zbuloni fotografitë e tij nga llogaria e Instagram.