Bota e brendshme e studiove të arkitekturës

Për shumë studio të arkitekturës, zyra është shtëpia e tyre e dytë – një pasqyrim i asaj se çfarë i bën kolektivisht si një firmë. Përshkrimi i atmosferës të hapësirave në zyrat projektuese është si subjekti ideal i përzgjedhur nga fotografi arkitektonik Marc Goodwing nga Archmospheres, i cili përmes Archinect ka ndarë për publikun e gjere qasjen e tij te punës. Që nga marrja e PhD-së në fotografinë arkitektonike, Goodwin ka nisur një turne global për të kapur shumëllojshmërinë në studio të ndryshme të arkitekturës nëpër botë, duke përfshirë përveç tjerash arkitektët si MAD, Foster + Partners, Snøhetta dhe Renzo Piano.

Përgjithësisht, fotot e Goodwin tregojnë llojllojshmërinë e përditshmërisë së hapësirave të punës të çdo studioje. Ndërsa Goodwin vazhdon të udhëtojë nëpër botë, shijoni disa nga fotografitë e studiove të ndryshme të arkitekturës në Londër, Skandinavi, Pekin, Paris dhe Seul.