
Shtëpitë lundruese në Dubai
Dubai nuk rresht së befasuari.
Kësaj radhe, në këtë vend hyjnor të kuruar nga dora e njeriut, mund të gjeni edhe shtëpi të ndërtuara nën ujë e që ju ofrojnë pamje të mahnitshme.
Këto shtëpi e villa kushtojnë mes 2.15 deri në 2.5 milionë funte dhe janë të drejtuara drejt ishullit në formë zemre, St. Petersburg Island.
Ishulli i St. Petersburg është afro 2 kilometra larg bregut të Dubait, andaj shtëpitë janë të qasshme vetëm përmes barkave apo motoçikletave të ujit.
