Si 10 njerëz të ndryshëm jetojnë në apartamente identike, në të njëjtin pallat

Kur fotografi rumun Bogdan Gîrboven po ndihmonte fqinjen e tij të rregullonte derën e apartamentit poshtë tijit, vuri re se shtëpia e saj kishte të njëjtën planimetri si e tija, e sërish dukej dhe jepte krejt tjetër ndjesi.

Gîrboven u frymëzua të dokumentonte mënyrën si njerëzit e shprehin veten përmes shtëpive, duke fotografuar njerëzit në fjalë në brendësi të apartamenteve. Fotot u shkrepën të gjitha nga i njëjti kënd dhe tregojnë të njëjtën planimetri apartamenti, por me mobilime të dallueshme nga njëri-tjetri.

Bogdan Gîrbovan jeton në katin e dhjetë të pallatit, i cili u ndërtua në 1966-n në Bukuresht.

Zonja Bita jeton në këtë apartament në katin e nëntë që prej 1967-n. Jeton e vetme që prej 1976-s.

Të dy pensionistë, Zonja Ene dhe bashkëshorti i saj jetojnë në këtë apartament në katin e tetë që prej 1967-s. Bashkëshorti i saj nuk lëviz nga shtrati prej vitesh.

Ionut jeton vetëm në katin e shtatë.

Banorja e katit të gjashtë është figurë publike dhe zgjodhi të mbetet anonime.

Zonja Sucariuc Ioana jeton me macen e saj në katin e pestë që prej 1967-s.

Don Lukas, një alias, jeton me katin e katërt bashkë me të dashurën e tij.

Ky apartament në katin e tretë është në shitje. Pronarët jetojnë jashtë Romanisë. Në foto shfaqet Cojanu Ilie, presidenti i bllokut të apartamenteve.

Nënë e bijë, jetojnë bashkë në këtë apartament në katin e dytë. Dikur atlete profesioniste, vajza u shpërngul me të ëmën pasi bashkëshorti i saj u nda nga jeta. Dy gratë preferuan të mbeten anonime.

Kjo grua në katin e parë, jeton vetëm. Ajo u shpërngul aty në 1989-n, kur doli në pension pas një karriere të gjatë në dizenjimin e kartmonedhave.