
Keni imagjinuar një ndërtesë fantazmë?
Artisti Edoardo Tresoldi ka rikonstrutkuruar nga e para bazilikën e Santa Marisë në Puglia të Italisë. Por, bazilika e shkatërruar pas këtij rindërtimi, duket shumë ndryshe. Bëhet fjalë për një ndërtesë fantazmë.
Instalacioni që do jetë aty përgjithmonë është bërë me pjesë metalike transparente, duke shënuar kështu nisjen e një teknikë të rë në këtë fushë. Bazilika u ndërtua në 3 muaj, me një buxhet prej 3.5 milionë dhe ka të njëjtat përmasa si ndërtesa e mëparshme. Tresoldi, e quan këtë krijim të tijin si të nevojshëm për të ruajtur vlerat historike të zonës.