Shtëpi me 23 metra katrorë e vendosur në zemër të një pylli
Shtëpitë e vogla janë bërë një trend jo vetëm kur bëhet fjalë për shtëpi vikendi, por edhe për një hapësirë ‘reale’ për të jetuar gjatë gjithë vitit
Gjithçka filloi me një histori të bukur dashurie. Pasi u takuan në internet, Lisa dhe Matt u dashuruan dhe kuptuan se atyre u pëlqen gjëra të ngjashme në jetë dhe duan të përjetojnë një aventurë larg betonit të qytetit.
Ata filluan të jetonin së bashku dhe u bënë pjesë e lëvizjes Tiny House në Amerikë duke u vendosur në një vilë. Më vonë, udhëtimi i çoi në Australi ku ata filluan të ndërtonin shtëpinë e tyre të re në Blue Mountains, New South Wales.
Shtëpia në të cilën jetojnë Matt dhe Lisa është e vendosur në mes të një pylli dhe pemësh eukalipti, me pamje nga malet dhe ofron qetësi, paqe dhe një jetë të thjeshtë.
Vëmendjen e tërheq jo vetëm zona e vogël e shtëpisë dhe forma e ngushtë e saj, por edhe dizajni i saj bashkëkohor – fasada e zezë, muret e mëdha prej xhami dhe një tarracë e bukur në parket druri, me një tendë moderne, të shtresuar që ngjason me velat.
Shtëpiza, megjithëse i ka vetëm 23 metra katrorë, ka gjithçka që ju nevojitet për të jetuar, në saje të dizajnit të mirë, kompakt dhe lartësisë që lejon galerinë ku ndodhen vendet e fjetjes – një për pronarët dhe tjetrën për mysafirët.
Ka ujë të rrjedhshëm dhe energji elektrike, banjë funksionale dhe kuzhinë si dhe të gjitha pajisjet e nevojshme si pjatalarësja dhe rrobalarësja, e bëjnë jetën në këtë vilë mjaft të këndshme gjatë gjithë vitit.