
Studioja e arkitekturës e rregulluar me 2,000 lule
Arkitekti Cornelius Gavril nga studio PIUARCH ka rregulluar studion e tij të arkitekturës me më shumë se 2,000 lule të llojeve të ndryshme.
Ai ka përdorur karafila, trëndafila, zambak, rozmarinë, livando e disa lloje tjera për ta rregulluar gjithë studion e tij, pasi ka thënë se është natyra dhe gjelbërimi ato që e bëjnë çdo gjë më atraktive, transmeton Koha.net.
Gavril ka rregulluar studion e tij edhe nga brenda, dhe thotë se ka bërë instalimin e disa parfumeve me aroma të luleve. /KOHA.net