Hapësirat e Përbashkëta
nga Erëmira Gërguri
Arkitektura nuk mund të operojnë vakum. Që të jetë e suksesshme është e rëndësisë së lartë që arkitekti të arrij të ndërlidhet me shoqërinë. Në dizajnimin dhe konstruktimin e ambienteve në të cilat individët jetojnë dhe punojnë, arkitektët janë domoesdoeshmërit të përfshirë në ndikimin e sjelljes njerëzore, në nivelin personal dhe shoqërinë në përgjithësi. Përderisa arkitekti gjatë trajnimit dhe praktikës, mëson ti studioj ndërtesat pa njerëzit brenda, është e qartë dhe e pranueshme që mënyra se si njerëzit organizojnë jetën e tyre është direkt e lidhur me dizajnimin e ambientit i cili i rrethon.