QYTETI IM, DËSHIRA IME, ZHGËNJMI IM, DHEMBJA IME
…Qyteti nuk është një tekst i rrallë, bile nuk është tekst fare. Do të ishte iluzioni më i keq nëse qyteti lexohet si një objekt, prandaj ai është një formë e jetës, një entitet shoqëror.
Qyteti në funksion të ndërtesës arkitektonike, apo ndërtesa arkitektonike në harmoni me qytetin? E ngrita këtë problematikë që në fillim të këtij shkrimi protestues e njëherit edhe lehtësues për ndërgjegjen time të rënduar nga pa mundësia e ndryshimit rrënjësor të praktikave të tilla që dita ditës po e degradojnë e shkatërrojnë çerdhen e jetës së lumtur sociale – Qytetin! . Më gumëzhijnë vargjet e Migjenit “Ah si se kam një grusht të fortë, ti e bie këtij malit që heshtë”, veçse unë po e përdori në një kontekst pak më ndryshe porse me të njëjtin vrull inat, dhe pezëm.