Super njeriu i BIG!
Një dokumentar i ri në ndjekje të BRAJKE INGELS në krye të udhëtimit të tij, profesional.
“Koha e BIG” është një portret filmik i Bjarke Ingels, filmuar gjatë një periudhe prej pesë vitesh nga 2011 deri 2016, e cila dokumenton karrierën profesionale të arkitektit së bashku me jetën e tij personale. Në ndjekje të Ingels në përgatitje për projektin e tij më të madh deri më sot, duke plotësuar boshllëkun e hapësirës të “World Trade Center” në New York, dokumentar i cili shfaq ngarkesat, presionet, konfliktitet dhe emocionet që e shoqërojnë nën udhëheqjen e një ndër studiove më të famshme të arkitekturës ndërkombëtare.
Ingels është ambicioz me betejat e tij në ndërtimin e një trashëgimie, duke mësuar të delegojë kontrollin përderisa studio e tij po zgjerohet çdo ditë, dhe njëjtën kohë të bëj balancimin e punës së tij me jetën e tij shëndetësore dhe familjare. Megjithatë, përballë sprovave dhe sfidave, energjia e Ingels është “infektuese” dhe inspiruese. Kapni ritmin dhe pasionin e arkitektit në videon e mësipërme.