Arkitektura një kohë ishte sport olimpik

Arkitektura në një kohë të hershme, gjatë viteve 1912-1948 bënte pjesë në çmimet që ndaheshin në lojërat Olimpike. Gjatë katër dekadave te para te lojërave Olimpike, 151 medalje janë dhëne për muzikë, pikturë, skulpture, literature dhe arkitekture. Baron Pierre de Coubertin, i cili i ringjalli lojërat Olimpike moderne, konsideronte artin si një pjese esenciale te garave. Ai potenconte se gjithçka duhet te jete e lidhur me sportin. Për herë të parë arkitektura u përfshi në garat e vitit 1912 në lojërat që u mbajtën në Stokholm, kurse çmimi i parë iu dha arkitektëve Eugène-Edouard Monod dhe Alphonse Laverriére nga Zvicrra. Ata fituan medaljen e artë per projektimin e stadiumit të qytetit.

Medaljet e arta ndër vite:

Stadiumi Olimpik në Amsterdam nga Jan Wils, 1928.

Reich Stadium nga Werner March dhe Walter March, 1936.

Stadiumi i Skijimit nga Hermann Kutschera, 1936.