
Zëvendesojnë Londëren, për këtë shtëpi të veçantë në fshat
Një çift britanik i dashuruar pas natyrës kanë shpenzuar rreth 1 milion euro për ta ndërtuar një shtëpi në formë të gjarprit, në një zonë rurale të Anglisë.
Stephen dhe Elizabeth Tetloë gjithnjë kanë ëndërruar ta kenë një shtëpi në formë të guacave të detit dhe që të reflektojë pasionet e tyre të inxhinierisë dhe botës bimore.
Çifti u ndihmua nga një arkitekt për ta vizatuar planin e shtëpisë, por në përgjithësi punimet i kryen vet, sidomos në çati. Në fund, shtëpia ka dalë një vepër e mirë e arkitekturës moderne e përshtatur me natyrën, ku drita lejohet brenda shtëpisë në masë të madhe nga dritaret e shumta.
Për ta financuar ndërtimin e kësaj shtëpie, çifti shiti banesën në Londër. Shtëpia u kushtoi shtrenjtë, marrë parasysh edhe pajisjen me 33 panele solare të porositura enkas për këtë shtëpi.