Hapësirat e Përbashkëta

nga Flaka Xërxa

Nisur nga principi i të krijarit, dhe përpjekja e vazhdueshme e të perceptuarit me atë cka na rrethon, shume terme në arkitekture tingëllojne sa filozofike poaq edhe teknikisht të pranushme. ‘Common gorund’ ishte përzgjedhja e David Chipperfield për ’13, si një thirrje për të nxitur këtë komunitet, për tëfilluar një dialog, që në të vërtetë është zemra e artit të quajtur arkitekturë, por edhe për të filluar dhe riadresuar fusha të reja të prmovimit të këtij arti kaq të vjetër në kohë, arkitekturës!

Por cka sot preokupon qytet, jetën tëjet dinamike të krijuar dhe zhvlluar nga imagjinata e aspiratat cdo herë e më shumë në rritje të arkitektëve, është dilema se mos cdo gjëështë në dispozitë të ‘talentëve’ të lindur cdo ditë, me qasje shpeshherë imagjinative dhe tëjet ‘artistike’….Duke harruar se ‘common ground’ është ndërlidhja e nevojave të jetës së përditshme,përfshirë këtu zhvillimet socio-politike, dhe vijën infinite të aritit tonë imagjinativ. Kjo hapësirë e përbashkët e cila duhet të jetë e ndërlidhur në mënyrë që qytet dhe objektet të funksionojnë.

Këto qytete, kjo arkitekturë e cila është produkt e nxënësve të atij që bëri thirrje për artin e të perceptuarit, Vitruvit, përmes të cilit fillimisht u definua ajo është e përbashkët…Por mbi të gjitha ajo që duhet te konsiderohet dhe parimisht të krijohet si e përbashkët.

Përderisa kërkesat i përkojnë individëve, janë individët ata të cilët e krijojnë komunitetin! Dhe shtrirja jonë (e arkitektëve) e të menduarit duhet të nis nga principi i të krijuarit për të gjithë në përgjithsi në mënyrë që të kënaqen kërkesat dhe aspiratat e të gjithëve në veqanti.

Pra, hapësirë e përbashkët është dicka e cila krijohet nga një nismë e shëndoshë logjike që të krijojë dicka e cila nuk pengohet nga barrierat. Nuk hendikepohet nga individualiteti i tepruar ( përfshirë këtu edhe atë të vet krijuesit, arkitektit)….por dizajnohet në mënyrë që të jetë e përballueshme, e qëndrushme dhe e pëlqyshme nga ata të cilët e krijojnë të përbashktën ( nga shumë individë që së bashku krijojnë komunitete).

‘Common ground’ ështëështë e tërë hapësira krijuese, ku secili pjesmarrës i shkrimit të historis së arkitekturës krijon!Është për të diskutuar sa është e gjërë hapësira e përbashkët në vizionin e tij të të dizajnaurit….

…sepse hapësirë e përbashkët janë qytetet e sotme, në të cilat vetë arkitektët krijojnë dhe shkatërrojne barrierat të cilat për dikëkrijojnë dhe shkatërrojnë ‘vizionin e të përbashktës’.

Vetë arkitektura është një hapësirë e përbashkët! Kjo nëse kjo temë trajtohet në qasjen filozofike….

Foto hapëse nga Albanor Krasniqi