Apartamente me një dhomë gjumi

Me hovin e ndërtimeve ne Kosovë, ofrohen lloje-lloje apartamentesh. Ata te cilët janë në kërkim te tyre, zakonisht janë çiftet e reja, te sapo martuar, te cilët zakonisht për arsye buxheti si preferencë kanë apartamentet një dhomëshe. Këto lloje apartamentesh konsiderohen si hapësirë e mjaftueshme për të jetuar të qetë dhe të argëtohen me miq apo fëmijë, në të njëjtën kohë janë hapësira te vogla dhe të lehta për pastrim.  

Ne vijim po ju sjellim dy apartamente, të cilat kanë disa gjëra të përbashkëta si shembuj për dizajnin e hapësirës tuaj. Si fillim, që të dy kanë nga një dhomë gjumi. Së dyti, që të dy përdorin skema moderne të ngjyrave, me elemente nga druri natyror, si dhe nuancë të këndshme me stoli të ndryshme. Prandaj në vazhdim, hidhuni një sy dhe shikoni se si një apartament me arkitektin e duhur mund te jete një shtëpi ëndrrash.