Art urban në rrugët e Verkorinit

Rrugët e Verkorinitit – një qytet i vogël i skive në Zvicër – janë pikturuar nga legjendat e dizanjit Sabina Lang dhe Daniel Baumann. Verkorini ishte vendi bujtës i një panairi dhe kërkonte me këtë rast të sillte në qytet një ekip projektimi për të krijuar diçka tepër të vecantë. Organizatorët i bënë thirrje Sabina Lang dhe Daniel Baumann për të transformuar rrugët e qytetit. Një takim i bukur mes botës tradicionale dhe artit bashkëkohor, ishte përgjigjia e artistëve. Pikturimi i rrugëve synonte një mbivendosje të fuqishme por aspak agresive me ‘pëlhurën e moshuar urbane’ të këtij qyteti simpatik. Duke përdorur të njëjtën teknikë të vijëzimit të rrugëve në realizimin e kësaj vepre, ekipi projektues ia doli mbanë të krijonte impaktin e kërkuar.