![](https://magazine.onup.me/wp-content/uploads/2015/03/auto_foto-rrenimi1426230820-700x357.jpg)
Shembet shtëpia e vjetër në qendër të Prishtinës
Një shtëpi e vjetër është shembur mbrëmë, gjatë natës, në Qendër të Prishtinës, në rrugën “Hajdar Dushi”, tridhjetë metra larg Sheshit ‘Nëna Tereze’.
Rrënojat e shtëpisë kanë prekur e dëmtuar edhe dy veturat që ishin të parkuara afër saj. Shtëpia ka qenë e pabanuar.
Shtëpi të tilla mbetur pa përkujdesje edhe nga pronarët e edhe nga komuna ka mjaft nëpër Prishtinë. Ato nuk mirëmbahen nga askush dhe paraqesin rrezik të përhershëm edhe për kalimtarët. // prmagazine.info