
Peticion kundër stilit otoman të xhamisë së madhe që pret të ndërtohet në Prishtinë!
*perditësim: Nenshkruaj peticionin këtu.
Një kërkesë me nënshkrimet e 30 personave ka shkuar në adresë të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës.
Kërkesa e shtruar ka të bëjë me ndalim të procesit të dhënies së lejes për objektin fetar në lagjen Dardania. Sipas tyre xhamia e cila pritet të ndërtohet nuk është në harmoni me objektet e zonës dhe se objekti nuk është në përputhje me kriteret e konkursit.
Letrën e plotë dhe të nënshkruarit mund t’i lexoni në këtë link. / KOHA.net