
Ngjitja e ngadaltë – propozim nga Ja Studio
Në vënd që të shkatërrohët komplet rruga e vjetër me betonin e përforcuar të jashtëzakonshëm, tashmë plotësisht i integruar në kuadrin e peisazhit dhe imagjinatës kolektive, propozohet ripërdorimi dhe rizhvillimi i disa seksioneve si mjet për rritjen e prodhimit të energjive të rinovueshme si dhe eksperimentimit me teknologji eko-miqësore. Kjo do të favorizonte lidhjen midis fshatrave dhe aksesin në drithrat e vlefshme të kreshtave malore si dhe, së fundmi, zhvillimin e formave të ndryshme mjedisore dhe të artit natyror, të cilat mund të favorizojnë zhvillimin e një turizmi të përgjegjshëm.
Infrastrukturat moderne janë të mëdha. Ato lehtësojnë lidhjen mes nyjeve të mëdha urbane dhe lejojnë qytetet të zgjerohen. Ato kalojnë nëpër lugina të thella, anashkalojnë rrugë të vështira dhe shkurtojnë majat; pra shpërbëjnë të voglën, të largëtën dhe nyjet e komuniteteve që janë të vështira për tu arrirë. Projekti lind nga një kohë kritike ku dështimi i një prej këtyre gjigandëve të mëdhenj duket në horizont.
Një autostradë është gati të cmontohet meqë një autostradë e re do të krijontë një lidhje akoma më të shpejtë në vënd të saj. Propozimi ynë është një platformë në formë rampe, që ngadalësisht lidh kryen e autostradës me fundin e luginës. Kjo platformë me kalimin e kohës do të lejonte dhe lindjen e një forme të re jetese.
Trupi mono-funksional i cili më përpara hijësonte rrethinat e tij do të kthehet në një perzierje të vecantë habitati dhe infrastrukture. Shfaqja graduale e të voglës do të mbronte të stermadhen si dhe do të prezantonte një mundësi tjetër bashkejetese mes të dyjave. Propozimi nuk është një park solar që do të gjeneronte akoma më shumë energji për metodat e të udhëtuarit, sepse propozimi në vetvete vë në pikpyetje pikërisht idenë e një kalimi kaq të shpejtë. Propozimi është krejtësisht skeptik ndaj zgjidhjes së pastër, të shpejtë dhe me një inxhinieri të avancuar dhe e shtron territorin e tij pikërisht në një prej territoreve ku kjo zgjidhje inxhinierike ka dështuar. Projekti i propozuar nuk bën kompromise mes të ngadalshmes dhe të shpejtës apo të shpejtës dhe shumë të shpejtës. Eshtë një projekt që perkrah jetën me gjithë peshën, mbeturinat dhe mungesat e saj.